Skip Navigation or Skip to Content
X
DËSHPËRUAR mb.
1. Që ka humbur çdo shpresë, që ka rënë moralisht e s'di nga t'ia mbajë; që nuk ka rrugëdalje, i pashpresë. E gjeti të dëshpëruar. Gjendje e dëshpëruar.
2. Shumë i hidhëruar, i pikëlluar, i helmuar. Prindër të dëshpëruar.
3. Që shpreh dëshpërim. Vështrim (zë) i dëshpëruar.
4. Që bëhet në një gjendje pa shpresë e me të gjitha forcat e mundshme. Përpjekje (veprime) të dëshpëruara. Qëndresë (luftë) e dëshpëruar.
5. Përd. em. sipas kuptimeve 1,2 të mbiemrit.