Skip Navigation or Skip to Content
X
DËSHTAK mb.
1. Që ka lindur para kohe i vdekur a i ngordhur, i dështuar; shtiak. Pjellë dështake.
2. krahin. Shtatanik. Djalë dështak. Vajzë dështake.
3. keq. I dobët nga trupi, ligaç (zakonisht për fëmijët). Fëmijë dështak.
4. I pazhvilluar a i papjekur mirë; i dobët (për bimët). Mollë dështake. Degë dështake. Fidan dështak.
5. fig. Që është paracaktuar të dështojë; i dështuar. Përpjekje dështake. Plan dështak.
6. Përd. em. sipas kuptimeve 1-4 të mbiemrit.