Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DËSHTUAR

    mb.
    1. Që ka lindur para kohe i vdekur (për foshnjën); që është pjellë para kohe i ngordhur (për pjellën e kafshëve); i shtënë, shtiak, dështak. Pjellë e dështuar.
    2. shih DËSHTAK,~E 2-4. Fëmijë i dështuar. Fidan i dështuar.
    3. fig. Që nuk ia ka dalë dot në krye një pune a një veprimtarie, që nuk ia ka arritur qëllimit që kishte; që ka përfunduar keq në jetë. Njeri i dështuar.
    4. fig. Që nuk ka pasur sukses, që nuk ka dalë i mbarë, i pasuksesshëm. Shfaqje e dështuar. Vepër letrare (artistike) e dështuar. Martesë e dështuar. Mbledhje e dështuar. Mision i dështuar.