DEFORMIM
m. sh. libr.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DEFORMOJ, DEFORMOHEM. Deformimi i trupit (i fytyrës, i këmbëve, i kockave). Deformimi i enëve. Deformimi i fakteve.
- Vendi ku është deformuar diçka, pjesa e trupit a e një sendi që është deformuar; shtrembërim. Ka shumë deformime. Ka pësuar deformime. E pengojnë deformimet.