DEGËZOHET
vetv.
- Lëshon degë; mbushet me degë (një bimë a pemë). Degëzohet pema. U degëzua tërfili.
- Ndahet në degë më të vogla, që shkojnë në drejtime të ndryshme; krijon degëzime, degëzon. Degëzohet lumi. Degëzohen rrugët.
- fig. Krijohet një nënndarje e re, e veçantë, që varet nga një qendër a nga një organ qendror; ndahet në degë të veçanta që lidhen me një trung më të madh a kryesor. U degëzua shoqata (organizata).
- Pës. e DEGËZOJ 3,4.