DEKAN
m. sh.
- Ai që drejton një fakultet në një shkollë të lartë. Dekani i Fakultetit. Zyra e dekanit. E thirri dekani.
- dipl. Ambasadori a i dërguari i jashtëzakonshëm dhe ministri fuqiplotë me i vjetër nga të gjithë përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar pranë një qeverie. Dekani i trupit diplomatik.
- Anëtari më i vjetër në moshë në një organizatë, në një asamble etj. Dekani i gazetarëve. Dekani i Asamblesë.
- hist. Komandant i dhjetë ushtarëve në ushtrinë romake.