Skip Navigation or Skip to Content
X
DEKOR m.sh.
1. teatër. Tërësia e orendive, pikturave dhe e mjeteve të tjera që vendosen në skenë për të paraqitur vendin a mjedisin ku zhvillohet ngjarja në një vepër dramatike; pajisja e skenës së një teatri etj. me këto mjete sipas nevojës. Dekor klasik. Dekor i thjeshtë (i bukur, i goditur). Dekori i aktit të parë. Përgatit dekorin.
2. libr. Çdo gjë që shërben për të zbukuruar një sallë a një dhomë, një ndërtesë, një qytet etj.; zbukurim. Dekor kombëtar. Dekori i pallatit. Dekori i qytetit.