DELE
f. sh.
- Dhe dhen(të) 1. zool. kafshë shtëpiake e imët e ripërtypëse, që mbahet për qumështin, për leshin, për mishin e për lëkurën; femra e dashit: dele rudë (vendi); qumësht (kos) deleje; s'dalin dy lëkurë nga një dele (fj. u.); delja e zezë s'bëhet kurrë e bardhë (fj. u.); delen e vetme (që ndahet nga tufa) e ha ujku (fj. u.); nuk fle (nuk kullot) delja me ujkun bashkë (fj. u.). 2. fig. bised. njeri shumë i urtë e i bindur: është dele.
Shprehje
- U bë dele u thinj krejt; (është) si delja në hell është në gjendje shumë të vështirë, pa asnjë shpresë shpëtimi; ndaj delet nga dhitë dalloj njërën nga tjetra dy gjëra që s'duhen ngatërruar, i sqaroj mirë gjërat; ndaj shapin nga sheqeri; nxjerr dy lëkurë nga një dele arrin të marrë a të fitojë më shumë nga ç'janë mundësitë; (ruhem, iki) si delja nga gërshëra kam shumë frikë nga dikush a nga diçka; përpiqem t'i shmangem kur nuk më pëlqen.