Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DEMEK

    pj. bised.
    1. Përdoret për të shprehur habi ose dyshim ndaj asaj që thotë dikush. Demek, ai ishte! Demek s`e paske ditur ti! Demek, s'dashka ai!
    2. Përdoret për të përforcuar atë që thuhet, duke shprehur edhe një qëndrim ironik a mospërfillës. Dembel që është, demek. Qenka një i pagdhendur ky, demek.
    3. Gjoja, kinse. E bëri, demek, për hatër. Ia dha, demek, si për mik. Bënte, demek, sikur s`dinte gjë.
    4. si fj. ndërm. Domethënë; pra (përdoret zakonisht në fillim të një fjalie për të përmbledhur atë që ka thënë dikush më përpara). Demek, ne nisemi nesër. Demek, i mbarove të gjitha. Demek, kështu thua ti!