DEMONSTROJ
kal.
- libr. Bëj një veprim me qëllim që t'i tërheq vëmendjen dikujt për vetitë a aftësitë e mia fizike etj.; bëj diçka në sy të të tjerëve për t`u dukur; tregoj diçka të tjerëve, paraqit. Demonstruan forcën (shkathtësinë, aftësinë, bukurinë). Demonstroi ushtrimet.
- libr. Konkretizoj mësimin me mjete që shihen për ta bërë atë më të gjallë, më të qartë a më të kuptueshëm. Demonstron mësimin. Demonstroi me mjete të posaçme.
- usht. Bëj manovra ushtarake për t'i treguar kundërshtarit forcën e për ta frikësuar ose për ta mashtruar. Demonstrojnë forcën ushtarake.
- mat. Vërtetoj; provoj.
- jokal. Dal në demonstratë, bëj demonstratë. Demonstruan nëpër rrugë. Demonstruan kundër pushtuesve.