Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DENBABADEN

    ndajf. bised.
    1. Qysh prej kohëve më të lashta e deri sot, qëkurse mbahet mend, gjysh stërgjyshi; gjithmonë. Këtu kanë jetuar denbabaden. Kanë qenë bujq denbabaden. Kështu ka qenë denbabaden.
    2. përd. mb. Që është prej kohësh i tillë; vendës brez pas brezi. Fshatar denbabaden. Elbasanas denbabaden.