DENDËSOJ
kal.
- vet. veta III. E bën diçka më të dendur, e shpeshton; kund. rrallon. I dendësoi gjethet hardhia. E dendësoi barin shiu.
- Bëj që të ndodhë shpesh diçka, e bëj më shpesh një punë a një veprim, shpeshtoj; kund. rralloj. Dendësoi vizitat (takimet). I dendësuan sulmet (bombardimet). E dendësoi zjarrin. Dendësoi përpjekjet.
- E bëj më të dendur përdorimin e një pijeje, të duhanit etj.; kund. rralloj. E dendësoi duhanin. E ka dendësuar rakinë.