DENDEM
vetv.
- bised. Ngopem mirë e mirë, shembem duke ngrënë, zhdëpem. U dend me ëmbëlsira (me fasule, me rrush). Hëngri e piu sa u dend.
- bised. Ngopem mirë me gjumë; fryhem nga të qarët. U dend me gjumë. Qau sa u dend.
- bised. Futem duke u ngjeshur bashkë me të tjerë në një vend të mbyllur a të rrethuar, rrasem. U dendën në sallë. U dendën dhentë në vathë.
- vet. veta III. Dendësohet. U dend mjegulla.
- Pës. e DEND.