Skip Navigation or Skip to Content
X
DENG m.sh.
1. Thes zakonisht i madh, i mbushur plot me diçka. Deng me oriz (me sheqer, me miell). Mbush (zbraz) dengun. Ra si deng ra menjëherë e me forcë përdhe, ra si thes.
2. Rroba, mallra a plaçka të mbështjella e të lidhura bashkë si thes për t'i mbartur nga një vend në tjetrin; bar, kashtë, duhan, pambuk etj., i ngjeshur në trajtë kubi e i lidhur me tel etj. Deng i madh (i vogël, i rëndë, i lehtë). Një deng me rroba (me batanije, me letër). Deng duhani (pambuku, sane). Lidhësi i dengjeve. Lidh (qep) dengun. I bëri deng plaçkat a) i mbështolli e i lidhi plaçkat; b) fig. u bë gati për t'u nisur. U ul mbi një deng.
3. fig. Shumicë e madhe. Ka një deng (me) halle. Kishte një deng (me) të meta. Kishin një deng (me) taksa.
4. përd. ndajf. Plot e përplot, buzë me buzë, dengëza. E mbushi deng. E ngarkoi (kalin) deng. U kthyen deng nga fusha. E ka shtëpinë deng.
5. përd. ndajf. Baras, barabar. Jam deng me të. Vijnë deng janë të barabartë, janë njësoj. S'e ka deng nuk është barabar me të, nuk është i denjë për të. * S’bëhet deng me rrush (s'bëhet rrushi deng) fj. u. shih te RRUSH,~I. I ka lidhur (i ka mbledhur) dengjet i ka rregulluar mirë punët e veta, i ka vënë punët në vijë.