DENONCOJ
kal.
- Njoftoj organet përkatëse për diçka që kam gjetur, që kam zbuluar ose që kërkohet, që duhet t'i nënshtrohet kontrollit shtetëror etj. Denoncoi mallrat. Denoncoi arin. Denoncoi një sëmundje ngjitëse.
- Njoftoj organet përkatëse shtetërore për veprimtarinë armiqësore a të kundërligjshme të dikujt; kallëzoj. Denoncoi një armik. E denoncuan kulakun. E denoncuan botërisht.
- dipl. Shpall si të pavlerë e të pafuqi një traktat, një marrëveshje etj., që kam pasur me një shtet tjetër a me disa shtete; bëj të njohur botërisht qëndrimin tim kundër një vendimi a veprimi të dikujt, hedh poshtë a dënoj botërisht. Denoncuam traktatin. Denoncoi marrëveshjen.