DERDHJE
f. sh.
- Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve DERDH, DERDHEM. Derdhje e lirë. Derdhja e ujit. Derdhja e thasëve. Derdhja e shkronjave. Derdhja e parave në bankë.
- Vendi ku derdhet një përrua, një lumë etj. Në det, në liqen etj., grykëderdhje. E ka derdhjen në det (në liqen). Nga derdhja e Vjosës deri te derdhja e Shkumbinit.
- tek. Mënyrë që përdoret për të derdhur nëpër forma a nëpër kallëpe pjesë të makinerive, vegla të ndryshme etj. Derdhje e përsosur. Reparti i derdhjes.