Skip Navigation or Skip to Content
X
DERËMBYLLUR mb.
1. Që e ka shtëpinë të mbyllur për miqtë, që nuk është mikpritës; kund. derëhapur.
2. Që ka mbetur fill i vetëm, që i është shuar familja, që ka mbetur i shkretë a i mjerë; si mallk. Që iu mbylltë dera, që mbettë pa njeri; derëshuar. Një plakë derëmbyllur.
3. mospërf., bised. Që nuk është i zoti të rregullojë dhe të mbajë mirë shtëpinë dhe vetveten; i plogët, i ngathët. Kishte një burrë (një grua) derëmbyllur.
4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Ç`e gjeti, derëmbyllurin! Ç`na bëri, derëmbylluri!