DESHIFROJ
kal.
- Zbërthej e bëj të lexueshëm një tekst të shkruar me shifra; arrij të kuptoj shifrat dhe përmbajtjen e një teksti të tillë. Deshifron radiogramin. Deshifroi informatat. E deshifroi me shpejtësi.
- Arrij të lexoj e të kuptoj një tekst të shkruar me një alfabet të panjohur a me shenja të panjohura; e kthej në një gjuhë të njohur një tekst të tillë. Deshifroi hieroglifët. Përpiqen të deshifrojnë mbishkrimet etruske.
- bised. Arrij të kuptoj diçka të shkruar me një shkrim shumë të keq a të palexueshëm; lexoj një shkrim të keq. Mezi e deshifroi recetën (letrën).
- fig. libr. Zbërthej e kuptoj diçka të paqartë e të errët, të fshehtë a të ndërlikuar. Mezi i deshifroi fjalët e tij.