Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DESPOT

    m. sh.
    1. hist. Sundimtar me pushtet absolut e të pakufizuar (në monarkitë skllavopronare të Lindjes së Lashtë); sundimtar feudal, në një krahinë të caktuar, i cili varej nga mbreti a nga perandori dhe nuk qeveriste në bazë të ligjeve, por vepronte në mënyrë arbitrare pa përfillur fare dëshirat e vullnetin e popullit; titull i lartë në hierarkinë feudale; tiran.
    2. fig. libr., keq. Tiran. Ishte despot në familje.
    3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit.