DET
m. sh.
- Hapësirë shumë e madhe me ujë të kripur, e rrethuar me tokë zakonisht jo nga të gjitha anët: deti Adriatik (Jon); det i keq det me dallgë; lahem në det; rreh detet udhëton nëpër dete; mori detin shkoi diku larg duke udhëtuar nëpër det; e zë deti i vjen për të vjellë kur udhëton në det; në det të hapur larg nga brigjet e detit; ka det deti është me dallgë; edhe po të jetë në fund të detit... kudo që të jetë; deti s'kalohet më këmbë (fj. u.); s'matet deti me pëllëmbë (fj. u.); nuk soset (nuk thahet) deti me lugë (fj. u.); ç'bën në det, e gjen në kripë (fj. u.) e keqja që kërkon t'i bësh tjetrit, do të të bjerë mbi kokë një ditë.
- Gjymtyrë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta për kafshë a për bimë të ujërave të kripura ose të bregdetit: breshkë deti (zool.); karkalec deti (zool.); lakër deti (bot.); dash deti (zool.); fik deti (bot.); bishë deti (bot.).
- fig. Shumicë e madhe njerëzish, sendesh etj.; hapësirë e madhe, diçka e pamasë dhe e pafund: det njerëzish.
- Si ndajf. me shumicë, pa fund; plot e përplot: u bë gruri det; u be det u përmbyt; u lag krejt; hëngri shumë, u dend, u zhdëp.
Shprehje
- U bë deti kos ka aq shumë sa mund të marrin të gjithë e sa të duan (zakonisht kur shpërdorohet diçka); kur të bëhet deti kos iron. kurrë, asnjëherë; as në det, as në breg në asnjë vend, asgjëkundi; as në qiell, as në tokë; i futet detit me këmbë nis një punë që nuk mund të bëhet ose që është jashtëzakonisht e vështirë; e mori deti (lumi
- ); ka marrë detin në sy i duket çdo gjë shesh me lule; ka dëshira e shpresa të tepruara, kujton se do të bëjë gjëra të mëdha; e mat detin me filxhan ka shumë durim për të bërë një punë që kërkon kohë e mundim të madh; na ndan një det (i tërë) jemi shumë larg njëri-tjetrit (në hapësirë, në mendime, nga gjendje ekonomike etj.).