DHE
Ilidh.
- Lidh dy gjymtyrë të një fare, dy fjali të bashkërenditura këpujore, dy trajta të së njëjtës fjalë në togje që tregojnë përsëritje; e: unë, si dhe ti...; si ne ashtu dhe ju...; zonja dhe zotërinj; mirë dhe më mirë; u ngrit shpejt dhe u nis për rrugë.
- Përdoret e përsëritur për të lidhur dy gjymtyrë a dy fjali të një fare shtuese a kundërshtuese ose para dy a më shumë gjymtyrëve a fjalive që tregojnë sende, dukuri, veprime etj. të një fare, që numërohen etj.: dhe qeros, dhe fodull; dhe e mira, dhe e liga me miq e me shokë kalohen (fj. u.); / përdoret për të lidhur trajtat e njëjta të një foljeje kur veprimi a gjendja paraqiten si jo të sigurt, jo të prerë etj.; edhe: dhe e bën, dhe s'e bën.
- Përdoret kur kundërvihen dy gjymtyrë të një fjalie a dy fjali të një fare; e: duhet punë dhe jo fjalë.
- Edhe pse, megjithëse, edhe kur; edhe: dhe të lodhur, katër sy shohin prapë më mirë se dy (fj. u.).
- Përdoret në fillim të një fjalie që plotëson a sqaron një mendim të shprehur nga një fjali tjetër para saj; edhe: dhe pastaj ka gojë e flet.
- Si ndajf. në një shkallë më të lartë, më shumë: dhe më të begatë; dhe më mirë.
IIm. sh.
- Shtresa e sipërme e kores së Tokës; trualli ku jetojnë njerëzit, kafshët etj., sipërfaqja e tokës: dhe i zi (i kuq, i verdhë, i hirtë); ngjyrë (bojë) dheu ngjyrë e murrme në të përhimë; ra në dhe; e fshiu (e zhduku) nga faqja e dheut (dikë a diçka); mizë dheu (zool.) milingonë; të rëndët e dheut (euf.) ankthi; / tokë; stere: i zunë këmbët dhe; / gjeol. shtresë tokësore, tokë.
- bised. Arë, tokë: dhe i lëruar.
- Vend, shtet; atdhe: dheu i të parëve; dhe më dhe në çdo vend, kudo.
- nj. bised. Rruzulli tokësor, Toka: nga të gjitha (nga të katër) anët e dheut;
- nj. përmb. bised. Tërësia e njerëzve që jetojnë në një vend; populli: u mblodh gjithë dheu.
Shprehje
- E bëri dheun (fushën
- ) breg mospërf.; u bë dhe (në fytyrë) u zbeh shumë, u nxi (nga frika, nga të ftohtët etj.); çau (rrahu) dheun (vendin) s'la vend pa kërkuar; hëngri (kafshoi) dhe përçm. vdiq; e futi (e vuri) në dhe (në varr
- ) të gjallë (për së gjalli); ha dheun (tokën
- ) me dhëmbë; të ha dheun nën këmbë është shumë i pabesë, është shumë i lig e i poshtër; më hedh (më ngre) dheu përpjetë jam shumë i shqetësuar; të futem në dhe s'di ku të futem nga turpi; s'më mban dheu jam në hall të madh; s'më mban vendi; mori dheun (botën) u përhap kudo; mori dheun (botën
- ) ndër sy; e nxjerr (e qit) nga dheu bën ç'është e mundur dhe e gjen diçka; e piu (e përpiu) dheu (dikë) u zhduk pa lënë gjurmë; i rëndon (i rëndet) dheut mospërf. jeton kot, më mirë të mos ishte gjallë (për një njeri të keq a përtac); (shkon) mbi dhe e nën dhe (është) hipokrit dhe i pabesë; s'e tret dheu (besën, amanetin) nuk harrohet kurrë (besa, amaneti).
IIIpj.
- Përdoret për të rritur fuqinë shprehëse të një fjale, togfjalëshi a fjalie; e: dhe me gushtin bashkë iku dhe vapa.