DHËMB
m. sh.
- Secila nga eshtrat e vogla të ngulura në të dyja nofullat, që i shërbejnë njeriut ose kafshës për të copëtuar e për të përtypur ushqimet ose për të kafshuar diçka: dhëmb katarosh stërdhëmb; dhëmbët e përparmë (prerës) dhëmbët e mprehtë, që ndodhen midis dhëmbëve të qenit; dhëmbët e qumështit dhëmbët e foshnjërisë, që zëvendësohen me të tjerë; dhëmbët e syrit (e qenit) të katër dhëmbët me majë, që gjenden midis dhëmbëve prerës dhe dhëmballëve; mishi (mishrat) e dhëmbëve mishi përqark fundit të dhëmbëve, trysat; i nguli dhëmbët e kafshoi; i armatosur gjer (deri) në dhëmbë i armatosur shumë mirë, i pajisur me të gjitha armatimet; flas (them) nëpër dhëmbë nuk i shqiptoj mirë fjalët dhe nuk i sqaroj mirë gjërat; kush luan këmbët, luan dhëmbët (fj. u.) kush punon, ha; ku dhemb dhëmbi, vete gjuha (fj. u.) mendja të shkon a të rri tek ajo gjë që të shqetëson më shumë.
- kryes. sh. Varg të dalash në një vegël, në një mekanizëm etj.; dhëmbëz; fije e hollë kallami a metali e krehrit të tezgjahut: dhëmbët e sharrës.
Shprehje
- S'i kanë dalë (ende) dhëmbët mospërf. është ende i ri, i ka buzët me qumësht; dhëmb për dhëmb me ashpërsi të madhe; majë më majë; e ha me dhëmbë jam i sigurt që e bëj një punë; sikur kaq (sa të kalit) ta bësh dhëmbin! mundohu sa të duash e prapë s'ke për të marrë a për të fituar gjë; ma mbajtën dhëmbët gati sa s'e thashë diçka; (mbeti, rri) me dhëmbë jashtë keq. (mbeti, rri) duke qeshur gjithë kohën; mpreh dhëmbët iron. e quan diçka, pa e pasur ende në dorë, si gjënë a si pronën e tij; shpreson më kot se do të ndodhë ose se do të shkojnë punët ashtu si do ai; fillon të kërcënojë dikë, i tregon dhëmbët; i nxori dhëmbë e dhëmballë e mundoi shumë, ia mori shpirtin; / ia zbuloi të gjitha të fshehtat; ia njoh dhëmbë e dhëmballë (dikujt) e njoh shumë mirë, ia di të gjitha të mirat e të ligat; i ranë dhëmbët (dhëmbë e dhëmballë) (dikujt) u plak; është shumë i vjetër, ka shumë kohë (në një punë etj.); (e di) ku dhemb dhëmbi (dhëmballa
- ); i skërmiti (i kërciti) dhëmbët (dikujt) e kërcënoi; i shkuli dhëmbët (dhëmballët
- ) (dikujt); me shpirt ndër dhëmbë me mundim të madh, me shumë vuajtje; gati për vdekje; shtrëngon (kërcet) dhëmbët mbledh të gjitha fuqitë për të kryer një punë të rëndë a për të përballuar një gjendje të vështirë; i tregoi (i dëfteu) dhëmbët (dikujt) e kërcënoi; e tregoi natyrën e vet të egër; theu dhëmbët humbi keq, dështoi me turp; u dëmtua rëndë; i theu (i dërrmoi) dhëmbët (hundët, brinjët, turinjtë, nofullat) (dikujt) përçm. e rrahu keq, e shqepi në dru; ia mblodhi mirë, i tregoi vendin, ia uli hundën; zbardh (hop) dhëmbët keq. zgërdhihet; qesh me të tallur; i zbërtheu dhëmbët (gojën
- ); s'ta zë dhëmbi (diçka) është një copë fare e vogël, s'të ngop; s'është për t'u thënë, nuk duhet përmendur; i zuri dhëmbi bukë (tagji) s'është më nevojtar, u mëkëmb ekonomikisht; më zuri dhëmbi (diçka) hëngra pak gjë.