Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DHËMBOR

    mb.
    1. Që ka të bëjë me dhëmbët; që u përket dhëmbëve. Nerv dhëmbor.
    2. gjuh. Që shqiptohet duke puqur majën e gjuhës e pjesën e përparme të saj tek ana e pasme e dhëmbëve të sipërm (për tinguj të tillë si d, t etj.). Tinguj dhëmbore. Bashkëtingëlloret dhëmbore.
    3. gjuh. si em. ~ E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. Tingull dhëmbor.