Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DHELPARAK

    mb.
    1. Që përdor dredhi për të bërë a për të arritur diçka, që vepron a sillet me dinakëri; dinak. Armiku dhelparak. Është dhelparak.
    2. Që bëhet me dredhi, që është plot dinakëri; që është karakteristik për një njeri dinak; dinak. Buzëqeshje dhelparake. Vështrim dhelparak. Qëndrim dhelparak. Sjellje dhelparake. Fjalë dhelparake. Politikë dhelparake.