DHESHËM mb.
1. Që lidhet me dheun si vend i jetës dhe i veprimtarisë së njerëzimit, që i përket dheut, tokësor.
2. fet. Që, si pas dogmës fetare, s’mund të jetë i pastër a pa mëkate përderisa është në këtë botë, që është i mbushur gjoja me mëkatet e «kësaj bote»; kund. qiellor.