Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DHIRTË

    mb.
    1. Që del a që merret nga dhia. Lesh i dhirtë. Qumësht (gjalpë) i dhirtë. Lëkurë e dhirtë.
    2. Që bëhet me lesh dhie. Gunë e dhirtë. Qilim i dhirtë. Shkorsa (hejbe) të dhirta.
    3. si em. DHIRT/Ë.-A (e) f. sh. -A. -AT (të). Dhia ose cjapi. Të leshtat dhe të dhirtat dhentë e dhitë. E dhirta nuk bëhej kurban.