DHJETË
If. sh.
- Shifra dhjetë (10); sasi, send a qenie që shënohet me këtë shifër.
- Nota dhjetë (10): doli me dhjeta.
- sh. -Ëra si përem. shumë: dhjetëra njerëz.
IIf. sh.
- (Të) 1. hist. një e dhjeta pjesë e drithit ose e prodhimeve të tjera që bujku ishte i detyruar ta jepte si taksë në natyrë: mblodhi të dhjetat. 2. sh. periudhë prej dhjetë vjetësh si moshë: i mbushi të dhjetat.
IIImb.
- Edhe si em. që vjen menjëherë pas të nëntit.
- Si em. f. një nga të dhjetë pjesët e barabarta, në të cilat është ndarë një e tërë.
IVnum.
- Numri që shënon një sasi të barabartë me nëntë edhe një: punon sa për dhjetë punon shumë.
- Si mb. i dhjetë: më dhjetë të çdo muaji (bised.) në ditën e dhjetë të çdo muaji.