Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DHJETËSHE

    If. kryes. sh.
    1. Njësi e rendit të dytë në sistemin dhjetor të numërimit që përbëhet nga dhjetë njëshe; shifër që shënon këtë njësi e që shkruhet para njësheve të një numri, shifër e parafundit në klasën e parë a në klasën e njësheve. Dhjetëshe të plota. Dhjetëshet, qindëshet dhe mijëshet e një numri. Radha e dhjetësheve. Pjesëtoj dhjetëshet e plota me njëshet.
    IIf. sh.
    1. Revole me dhjetë fishekë, revole dhjetëshe. Shtie (qëlloj) me dhjetëshe. E vrau me dhjetëshe.