Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DHJETËVJEÇAR

    mb.
    1. Që zgjat dhjetë vjet; që vijon dhjetë vjet. Plan dhjetëvjeçar. Punë dhjetëvjeçare.
    2. Që është dhjetë vjeç, që i ka mbushur të dhjetë vjetët. Djalë dhjetëvjeçar. Vajzë dhjetëvjeçare.
    3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
    4. si em. ~, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Kohë e barabartë me dhjetë vjet; dhjetë vjet rresht të numëruar që nga një vit çfarëdo. Dhjetëvjeçari i parë (i dytë, i fundit)i shekullit. Gjatë disa dhjetëvjeçarëve.