Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DIAFRAGMË

    f. sh.
    1. anat. Cipë e hollë muskulore, që ndan zgavrën e kraharorit nga zgavra e barkut (te njeriu dhe te kafshët gjitare), mish i varfër; organ a pjesë e një organi në trajtën e kësaj cipe, që ndan dy hapësira. Lëvizjet e diafragmës. Diafragma e hundës. Diafragma e veshit.
    2. spec. Cipë a pllakë e hollë që ndan dy hapësira; membranë. Diafragma e telefonit.
    3. opt. Mekanizëm i posaçëm që kufizon hyrjen e tufës së rrezeve të dritës në objektivin e një mikroskopi, e një aparati fotografik etj. Diafragma e aparatit. Hapja e diafragmës. Zvogëlon (zmadhon) diafragmën.