Skip Navigation or Skip to Content
X
DIELLOR mb.
1. Që ka të bëjë me diellin, me vendndodhjen e me lëvizjen e tij; që i përket diellit, i diellit; që buron nga dielli. Spektri diellor. Vit diellor koha sa zgjat një rrotullim i plotë i Tokës rreth Diellit. Kalendar diellor. Cikël diellor. Sistemi diellor tërësia e trupave qiellorë që përbëhet nga Dielli dhe nga planetët që lëvizin rreth tij. Kurora diellore shtresa e jashtme e atmosferës që shtrihet rreth Diellit në një largesë shumë të madhe e që përhap dritën e tij. Ditë diellore koha që nga mesi i një dite deri në mesin e ditës që pason. Dritë diellore. Energji diellore. Rrezatim diellor.
2. Që shfrytëzon energjinë e diellit. Mikroskop diellor. Busull diellore.