Skip Navigation or Skip to Content
X
DIFERENCIAL m.sh.
1. tek. Mekanizëm i veçantë në automjete (në automobila, në traktorë, në tanke etj.) që u jep rrotave shpejtësi të ndryshme. Diferenciali i parë (i dytë, i pasmë). Disku (zinxhiri) i diferencialit.
2. mat. Rritja arbitrare e një madhësie të pavarur e të ndryshueshme. Diferencial i plotë (i pjesshëm). Diferenciali i funksionit.
DIFERENCIAL mb.mat.
Që ka të bëjë me diferencialin. Gjeometri diferenciale. Ekuacioni diferencial. Llogaritja diferenciale pjesë e matematikës që merret me studimin e madhësive të ndryshueshme të një funksioni.