DIFERENCUAR mb.libr.
1. Që është dalluar prej të tjerëve nga tiparet, vetitë, vlerat, funksionet etj. Elemente (pjesë) të diferencuara. Grupe të diferencuara.
2. Që bëhet jo njëlloj, po sipas veçorive a dallimeve ose sipas kërkesave e nevojave të ndryshme; që ndryshon sipas kushteve, sipas rrethanave etj.; i ndryshëm, i pabarabartë. Punë e diferencuar. Qëndrim i diferencuar. Ushqim i diferencuar. Plehërim i diferencuar. Çmime të diferencuara. Në mënyrë të diferencuar.