DIKTOJ II
kal.
- Lexoj a them diçka qartë, ngadalë, shkoqur e me zë të lartë, në mënyrë që dëgjuesi të arrijë ta shkruajë ose ta mësojë mirë; lexoj një tekst në klasë fjalë për fjalë, qartë, ngadalë e me zë të lartë, në mënyrë që nxënësit të shkruajnë bukur e pa gabime, të ushtrohen për të përvetësuar drejtshkrimin etj. U diktoi ligjëratën (tekstin, pyetjet). Dikton me zë të lartë.
- I kërkoj dikujt të bëjë medoemos atë që dua unë, pa marrë parasysh vullnetin ose dëshirën e tij, e detyroj të veprojë në një mënyrë të caktuar. I dikton vullnetin. U diktoi kushtet. U diktoi një marrëveshje të pabarabartë. U diktoi afatin. Ua diktojnë rrethanat (kushtet). Ua dikton nevoja.