DIKUR
ndajf.
- Shumë kohë përpara, në një të kaluar të largët, njëherë moti, qëmoti; më parë. Si dikur. Na ishte dikur... Jetonin (punonin, hanin, rrinin) bashkë dikur. Mos harro si ke qenë dikur. Dikur as që kujtohej për të.
- Ndonjëherë në të ardhmen. Dikur do të vijë edhe ai. Dikur do të pendohet (do ta kuptojë).
- bised. Së fundi, më në fund. Dikur vendosi. Dikur u duk edhe hëna.