Skip Navigation or Skip to Content
X
DITIRAMB m.sh.
1. hist. Këngë korale e gëzueshme e plot gjallëri, që këndohej në Greqinë e Vjetër për nder të Dionisit, perëndisë së rrushit e të verës. Këndonin ditirambe.
2. let. Vjershë lirike madhështore, që lavdëron e himnizon dikë dhe që është e ngjashme me odën. Shkroi ditirambe.
3. fig. libr. Lëvdatë e tepruar që i bëhet dikujt a diçkaje, lajkatim i tepruar. I thurte (i bënte) ditirambe.