Skip Navigation or Skip to Content
X
DITOR m.sh.etnogr.fet.
E nesërmja e një të kremteje të rëndësishme, që festohej me të ngrëna e të pira në një fshat a në një krahinë.
DITOR mb.
1. Që lidhet me ditën, i ditës; që bëhet brenda ose gjatë ditës, që zgjat vetëm një ditë; që është për një ditë, i një dite; i çdo dite, i përditshëm. Temperaturë ditore. Puna (norma) ditore. Plani (prodhimi) ditor. Shërbimi ditor. Regjimi ditor. Paga ditore.
2. Që është vetëm për ditën, që punon vetëm ditën; që bëhet ditën. Çerdhe ditore. Kopsht (kamp) ditor. Kinema ditore. Shfaqje ditore.