Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DITURI

    f. sh.
    1. Tërësia e njohurive të fituara me studime e në praktikë; tërësia e njohurive që kemi në një fushë a për diçka, shkalla e njohjes së diçkaje; dije. Dituri shkencore (teorike). Dituri të reja. Dituri bujqësore. Dituri të shëndosha. Fushat (degët) e diturisë. Shtigjet e diturisë. Përhapën diturinë. Fitojnë dituri.
    2. Shkencë, fushë e shkencës; lëndë mësimore në shkollë. Dituri natyre. Në të gjitha dituritë.