DJEGËS
mb.
- Që ka cilësinë të djegë, që shkakton zjarr e djeg çdo gjë; që është shumë i nxehtë e të djeg lëkurën. Bombë djegëse. Diell djegës.
- I djegshëm. Lëndë djegëse lëndë që digjet e jep energji a nxehtësi, lëndë që përdoret për t’u djegur (si qymyri, vajguri etj.).
- Që të djeg kur e ha, që të jep djegësirë; që të djeg më shumë se disa lloje të tjera të ngjashme (për disa perime etj.). Piperka djegëse. Speca djegës. Kërpudhë djegëse. Qepë (hudhra) djegëse.
- Që të dhemb shumë e të shpon, sikur e ke djegur, që të përvëlon. Plagë djegëse. Dhembje djegëse.