Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DJEGËSIRË

    f.
    1. Të qenët djegës, vetia e diçkaje që të djeg; shija ose era djegëse që ka diçka. Djegësira e hudhrës (e qepës). Ka djegësirë të fortë. I jep një djegësirë. Nuk e duron dot djegësirën.
    2. kryes. sh. ~A, ~AT. Perime e ushqime të tjera që të djegin kur i ha (si p.sh. qepët, hudhrat, specat djegës, piperi etj.). S`i ha djegësirat.
    3. edhe sh. ~A, ~AT. Urth i lehtë në stomak, që shkaktohet nga mos tretja e ushqimeve, nga thartira a nga pije të ndryshme etj.; ndijimi i diçkaje që të djeg në një pjesë të trupit. I vjen djegësirë. Ka një djegësirë në fyt (në lëkurë, në sy).
    4. Mot i nxehtë, kur dielli përvëlon.
    5. fig. Diçka që të prek, që s'të pëlqen, të shqetëson e të hidhëron (për fjalët që të thotë dikush, për vërejtjet, qortimet etj.). Fjalë plot djegësirë.