Skip Navigation or Skip to Content
X
DJEP m.sh.
1. Shtrat i vogël dërrase për foshnja, me anë të ngritura e me dy këmbëza në trajtë gjysmërrethi, që të përkundet lehtë. Kreu (kaptelli, fundi) i djepit. Anët e djepit. Fëmijët e djepit foshnjat. Këngë djepi këngë që i këndohen foshnjës për ta vënë në gjumë, ninullat. Tund djepin. Lidh në djep foshnjën. Fle në djep foshnja.
2. fig. Vendi i parë ku ka jetuar a prej nga ka ardhur një popull; vendi ku e ka zanafillën, burimin a prejardhjen diçka dhe ku ka filluar të zhvillohet ajo; vatër. Djepi ballkanik i popullit shqiptar. Djepi i lirisë (i luftës, i patriotizmit, i lëvizjes, i rilindjes, i kulturës). Djep i mushkonjave (i malaries, i sëmundjeve). Ia di djepin një pune.
3. tek. Pjesë e një mekanizmi ku mbështetet diçka, shtrat. Djepi i pushkës. * Djep pas djepi brez pas brezi. Që në djep që në fillim të jetës së dikujt a të diçkaje, që pa u rritur a pa u zhvilluar mirë. E la në djep e la foshnjë, e la kur ishte ende foshnjë, e la në shpërgënj. S'i ka tundur djepin dikujt shih tek TUND. Djali pa lerë e djepi (festja) blerë iron. shih Peshku në det, tigani në zjarr te PESHK,~U. Më mirë djepin thatë (bosh) se shejtanin brenda fj. u. a) më mirë pa fëmijë se me fëmijë të këqij; b) më mirë të mos kesh asgjë, sesa të kesh diçka të keqe. Djepi plot e këmbët jashtë iron. është i rritur, por flet a sillet si i vogël.