Skip Navigation or Skip to Content
X
DJERR m.sh.
1. Tokë e papunuar; arë që lihet pa punuar për disa vjet dhe që shërben zakonisht si kullotë. Hapja (çelja) e djerreve. Mbeti djerr. I lanë djerr.
2. Pëlhurë a diçka tjetër e punuar thjesht, pa lule, pa vija etj.
DJERR mb.
1. I papunuar (për tokat); që është lënë pa punuar për disa vjet (për një arë). Tokë (arë, fushë) djerre. Vend djerr.
2. I endur a i punuar thjesht, pa lule, pa vija etj. Pëlhurë djerre.
3. fig. I palëvruar, i pastudiuar (për një fushë të shkencës). Fushë djerre. Është ende djerre.