DORDOLEC
m. sh.
- Figurë si njeri, me rroba të vjetra, që vihet nëpër kopshte për të trembur shpendët dëmtues; figurë e tillë qesharake, e ngjashme me dikë, që bëhet për ta tallur a për ta poshtëruar: dordolec kopshti; duket si dordolec.
- fig. Njeri qesharak, me të cilin tallen të tjerët.
- etnogr. Fëmijë, të cilin në fillim të verës ose në kohë thatësire e zhveshin lakuriq, e mbulojnë me fier e me shpendra dhe i hedhin ujë përsipër, duke e shoqëruar me këngë për të ndjellë shiun; rone.
Shprehje
- U bë dordolec u lag shumë, u lag gjer në palcë, u bë qull.