Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DORËZOJ

    kal.
    1. Ia jap dikujt në dorë diçka, ia vë përpara për ta marrë, për ta përdorur etj.; kthej atje ku duhet një gjë që s'është imja; jap diçka sipas një marrëveshjeje etj.: dorëzoi letrat (ftesën).
    2. Ia jap një tjetri dikë në dorëzim; e lë dikë a diçka nën zotërimin ose në mëshirën e një tjetri: dorëzuan pasurinë (tokat, pronat); nuk i dorëzoi shokët.
    3. Përfundoj një punë a kryej një detyrë: e dorëzoi veprën në kohë (para afatit).