Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DOREZË

    f. sh.
    1. Veshje dore prej leshi, prej meshini etj., zakonisht me pjesë të ndara për çdo gisht: doreza boksi doreza të posaçme prej lëkure për të bërë boks; vepron me doreza (fig.) vepron fshehurazi, jo hapur, jo drejtpërdrejt; vepron me kujdes; vepron pa doreza (fig.) vepron hapur, pa mbajtur asgjë të fshehur; hajdut me doreza (fig.) hajdut i regjur, hajdut që vepron me shumë kujdes.
    2. Pjesa e diçkaje që kapet ose që mbahet me dorë për ta lëvizur, për ta vënë në punë etj.; vjega e një ene: doreza e thikës (e shtambës, e filxhanit); doreza e telefonit pjesa e aparatit telefonik që marrim në dorë kur bisedojmë; doreza e derës (e dritares); kali me doreza (sport.).

      Shprehje

      • I hoqi dorezat (dikush) ka filluar të veprojë hapur, doli sheshit.