Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DRAMATIZOJ

    kal.
    1. let. Përpunoj dhe e bëj të përshtatshme për t'u vënë në skenë një vepër tregimtare (një roman, një novelë etj.), e kthej në dramë. Dramatizoi romanin «Njeriu me top».
    2. I jap një ngjarjeje, një gjendjeje etj. karakter dramatik, e paraqit me të rëndë e me prekëse nga ç'është në të vërtetë; zmadhoj karakterin shqetësues të diçkaje, e bëj dramatike diçka. E dramatizonte gjendjen.