Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    DRAMATURGJI

    f.
    1. let. Tërësia e parimeve teorike dhe mjeshtëria e hartimit të veprave dramatike, teoria e dramës; arti dramatik; gjinia e dramës. Bazat (parimet) e dramaturgjisë. Kërkesat (problemet, detyrat) e dramaturgjisë. Në fushën e dramaturgjisë.
    2. përmb. Tërësia e veprave letrare dramatike të shkruara nga një shkrimtar ose nga disa shkrimtarë, në një epokë a në një vend të caktuar etj. Dramaturgjia shqiptare. Dramaturgjia e lashtë.