DREDH
kal.
- Rrotulloj dy a më shumë fije së bashku për të bërë një fill të vetëm; përdredh; kund. zhdredh: dredh telin; / tjerr; kund. shtjerr: dredh me furkë.
- E lëviz rreth vetes a rreth një boshti; sjell rrotull dhe e mbështjell; përdredh: drodhi një cigare; dredh zinxhirin.
- I jap trajtë të valëzuar a të lakuar diçkaje të drejtë, përdredh: i ka dredhur flokët; dredh mustaqet; dredh zërin e nxjerr zërin duke e valëzuar lart e poshtë.
- Edhe jokal., bised. ndërroj rrugën, kthehem; dredhoj. drodhi majtas.
- fig. bised. keq. I bëj bisht bisedës a përgjigjes; i shpëtoj diçkaje me dredhi; veproj e sillem sipas rrethanave a sipas interesit: e drodhi fjalën; ai e dredh; e dredh gjuhën i bën bisht bisedës; nuk i qëndron fjalës.
- E bëj që të dridhet a të rrëqethet: e drodhi korrenti; e dridhnin ethet; / edhe fig., bised. e tund fort, e trondit; bëj që ta zërë frika: e drodhi ai lajm.