DREDHËS I
m. sh.
- Punëtori që punon në makinën e dredhjes së fillit, të telit etj.; ai që merret me dredhjen e fillit. Puna e dredhësit.
- Punëtori që përgatit lidhëset ose gjalma për rrogoza.
- Vegël e thjeshtë prej dy copash druri të kryqëzuara, që shërben për të tjerrë lesh, pambuk etj., çikrik për të tjerrë; boshti për të tjerrë lesh, drugë. Dredh me dredhës. U mbush dredhësi.
- Boshti i mullirit të kafesë.
- Burgjia e llambës ose e furnelës me vajguri. Dredhësi i llambës (i furnelës).
- Dorezë prej druri, në trajtën e një kryqi, e cila shërben për të ngritur ose për të ulur lugun që ndodhet nën kosh, nga ku kokrrat e drithit bien në gurin e mullirit (kur duam ta bluajmë miellin më të hollë a më të trashë). Ngre (ul) dredhësin.