Skip Navigation or Skip to Content
X
DREDHUR mb.
1. Që është dredhur duke e rrotulluar rreth vetes disa herë, i përdredhur; kund. i shpërdredhur. Fije e dredhur. Pe i dredhur. Majë e dredhur.
2. Që është bërë fije (për leshin, pambukun etj.). Lesh (pambuk) i dredhur.
3. Që është dredha-dredha; që është valë-valë (për flokët etj.); i përdredhur. Me flokë të dredhur. Me mustaqe të dredhura.
4. Që është mbështjellë si rrotull a si gyp, që është dredhur (për një cigare, fletë letre etj.). Cigare e dredhur.
5. Që është me kthesa e me dredha; gjarpërues, dredhues. Rrugë e dredhur.
6. Që lëviz pak më lart e më poshtë se toni kryesor, që ngrihet e ulet lehtë (për zërin). Fliste (këndonte) me zë të dredhur.